Surprise Me!

KSHZ-ja hodhi poshtë të gjitha ankesat e partive

2020-08-02 0 Dailymotion

VMRO-DPMNE, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa  dhe E Majta do ta shfrytëzojnë mundësinë e fundit për ankesat e tyre në Gjykatën administrative. VMRO kërkoi numërimi i të gjitha votave të bëhet në dorë, por kërkesa njëzëri u refuzua me arsyetimin se fletëvotimet janë numëruar në dorë nga këshillat zgjedhor.

Edhe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se do të dorëzojnë ankesa ndaj gjitha 150 ankesave të tyre që i refuzoi KSHZ-ja, që sipas tyre nuk ka pasur argumente për të njëjtat.

?Do të dorëzojmë ankesa për gjitha vendvotimet ku numri i përgjithshëm i votave është më shumë se dalja në votime, por edhe për të gjithë personat e vdekur që kanë votuar, edhe pse e dimë se gjykatat janë të BDI-së?- deklaroi Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i Aleancës për shqiptarët

Partia e Majta ka dorëzuar gati 2.000 ankesa deri te KSHZ-ja, por më shumë se gjysma ishin pa vulë. Pasi që KSHZ-ja i hodhi poshtë, tani kryetari i partisë, Apasiev, njofton se do të ankohet edhe në Gjykatën Administrative, por se kësaj radhe do të vë edhe vulë.

?Nesër vijojnë ankesat në Gjykatën Administrative të cila do të jenë me vula?- pohoi Dimitar Apasiev ? E majta

Nga KSHZ-ja thonë që të gjitha vendimet për ankesat palëve do t'u dërgohen me postë elektronike.

Gjykata Administrative ka afat prej 60 orëve për t'u përgjigjur të gjitha padive, pas çka KSHZ-ja do të duhet t'i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 15 korrik.

Vesna Vellkova

Buy Now on CodeCanyon